Shkencëtari Andrew Pollard, i cili ndihmoi në zbulimin e vaksinës Oxford-AstraZeneca ka deklaruar se dhënia e disa dozave përforcuese njerëzve disa herë në vit nuk është e realizueshme. Vaksinimin çdo 4 ose 6 muaj ai e cilësoi si diçka të paqëndrueshme dhe të papërballueshme.
Sipas tij, dozat përforcuese duhet t’i jepen personave që kanë më shumë nevojë sesa fëmijëve ose grupmoshave të tjera dhe se duhet të mblidhen më shumë të dhëna sesa herë duhet t’i marrin dozat njerëzit që janë më të rrezikuar nga virusi.
Aktualisht në Mbretërinë e Bashkuar personat mbi 18 vjeç dhe personat mbi 16 vjeç që janë të rrezikuar nga virusi po marrin dozën e tretë të vaksinës. Izraeli ka nisur injektimin e dozës së katërt ditën e hënë për personelin shëndetësor dhe personat mbi 60 vjeç.