
Një shkëndijë elektrike rrezikon bibliotekën publike në Vlorë. Gjithçka ka ardhur pas një shkëndije në një nga ndriçuesit e tavanit në godinë.
Ka qenë e shpejtë ndërhyrja e forcave zjarrëfikëse për të normalizuar situatën. Fatmirësisht nuk ka patur dëme në godinë,ndërkohë që nuk është djegur asnjë libër.