
Për shkaqe ende të paditura, energjia elektrike në zonën rreth parlamentit u shkëput për të paktën 20 minuta.
Kjo ka bërë që për kaq kohë fonia me 5 bokse që kishin vendosur studentët mbi podium në protestë të mos funksiononte.
Studentët kanë marrë megafonin duke thirrur: “Po na hiqet zëri, po na heqin të drejtën për të folur”.
Ata gjithashtu kanë ngritur në shenjë proteste letra të bardha.
Një numër i madh studentësh po protestojnë sot përpara godinës së Parlamentit në një kohë që brenda saj zhvillohet seanca plenare. Ashtu siç kishin parlajmëruar, me pankarta në duar e thirrje të vazhdueshme, studentët vijojnë të refuzojnë ofertat e kryeministrit Edi Rama për dialog dhe kërkojnë plotësimin e 8 kushteve.