Lajme

Shkodër/ 4 të prangosur, njëri prej tyre i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Blutë e Shkodrës kanë vë në pranga 4 persona, mes tyre njëri i shpallur në kërkim ndërkombëtar Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Muriqan, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me Interpol Tirana, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë të mundur ndalimin e shtetasit britanik në kërkim ndërkombëtar: Callum Sinclair, 33 vjeç, banues në Britani.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Dohas, Katar, e ka dënuar me 2 vite burgim për veprën penale “Lëshimi i çeqeve fiktive”, parashikuar nga Kodi Penal i Katarit.

Nga specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

  1. K., 41 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike të dyshuar cannabis sativa. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. C., 43 vjeç dhe E. P., 41 vjeç, banues në Shkodër, pasi janë konstatuar duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur. Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close