Një aksident masiv është regjistruar pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Shkodrës. Burimet bëjnë me dije se 5 mjete janë përplasur njëra me tjetrën nëlagjen Bahcallëk. Policia e Shkodrës ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij aksidenti ndërkohë që ende nuk dihen motivet e tij. Nga të dhënat e para raportohet se nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale si pasojë e përplasjes së mjeteve. Për më shumë shihni videon e siguruar nga Fax News:
Categories
Lajme