Categories Lajme

Shkodër, arrestohet 19-vjeçari

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ishulli”, ndërsa në pranga ka rënë një 19-vjeçar. Bëhet fjalë për shtetasin Abdurrahman Grizhja.

NJOFTIMI I POLICISE , Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Shkodër.

Arrestohet një shtetas, procedohen penalisht dy të tjerë. Sekuestrohen dhjetëra doza të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Shkodër, pas informacioneve të marra në rrugë operative se në ishullin e lumit Buna, në fshatin Zus, Shkodër, po organizohej një festë në ambient të hapur, gjatë së cilës po shpërndahej lëndë narkotike, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar ”Ishulli”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-A. G., 19 vjeç, banues në lagjen “Guerrile”  Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në vijim të këtij operacioni u proceduan penalisht shtetasit:

-S. H., 24 vjeç, banues në lagjen “Guerrile” Shkodër dhe F. B., 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Si rezultat, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhjetëra doza të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME