
Pesë familje kanë mbetur pa të pastreha në zonën e Golemit të Bashkisë Shkodër.
Mësohet se banesa dy katëshe ku ata jetonin është djegur mbrëmjen e së hënës.
Mjetet zjarrfikëse kanë ndërhyrë duke izoluar flakët që të mos digjeshin shtëpitë e tjera. Familjarët apelojnë për ndihmë, teksa një fëmijë ka pësuar djegie.
“Dëmi është i madh. Kanë qenë fëmijët e mi brenda. Faleminderit krushqive që kanë ardhur. Nuk di ca të them tjetër. Mua më është bërë një dëm kolosal. Shteti të na ndihmojë. Ju lutemi me mish e me shpirt çdo shqiptari të vendosin dorën në zemër”– kanë thënë ato.