Lajme

Shkodër, Humbin jetën në aksident një 16-vjeçare dhe një 23 vjeçar

Dy të rinj kanë humbur jetën në një aksident tragjik në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja e rendë u regjistrua në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, në vendin e quajtur “Mbi sukë’’, ku një makinë si pasojë e shpejtësisë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mur.

Për pasojë kanë humbur jetën 23-vjeçari Amarildo Preka dhe 16-vjeçarja Driona Pirani. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit

Me datë 31.07.2021 rreth orës 02:45, në vendin e quajtur ‘’Mbi sukë’’, në rrugën Shkodër-Velipojë, si rezultat i shpejtësisë në kthesë, një mjet tip BMW, ka dalë nga rruga duke u përplasur me një mur dhe si pasojë kanë humbur jetën, drejtuesi i mjetit, shtetasit A. P. 23 vjeç banues në fshatin Mali Jushit, Shkodër dhe pasagjerja shtetasja D. T. 16 vjeçe banuese në lagjen Perash, Shkodër”, thotë policia.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: