Një 27-vjeçar i shpallur në kërkim për tentativë vrasje është arrestuar nga policia e Shkodrës. Mësohet se në p ranga ka rënë i riu E. L. banues në lagjen “Partizani” në Shkodër.
Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin DVP Shkodër bënë ndalimin e shtetasit Elis Lekndrejaj, 27 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër.
Këtij shtetasi, Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, më datë 23.03.2021, i ka caktuar masën e sigurimit personal në mungesë “Arrest në b urg” për veprat p enale “V rasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “A rmëmbajtja pa leje”, pasi dyshohet si autori i ngjarjes së datës 21.03.2021, në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, ku ka mbetur i p lagosur me a rmë zjarri shtetasi M. F.