fbpx
Lajme

Shkodër, ikën nga jeta një person në lagjen Qafëhardhi

Regjistrohen të shtëna me armë zjarri në Shkodër. Si pasojë ka mbetur i vdekur një 23-vjeçar në lagjen Qafëhardhi. Shteasi Gledis Kraja u dërgua në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve. “Rreth orës 21:55, në lagjen Daniel Matlija, pranë një marketi, Shkodër,  në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri  armë zjarri, shtetasi G.K, 23 vjeç banues në lagjen Perash, Shkodër, i cili sapo ka ndërruar jetë në  Spitalin Rajonal Shkodër.” – njofton policia.

Ende nuk dihen motivet e këaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa dyshimet e para janë për një konflikt çasti. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, dhe  grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje. Forcat e Policisë të DVP Shkodër dhe të FNSh kanë rrethuar zonën dhe vijon kontrolli për kapjen e autorit.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button