
Policia e shtetit ka asgjësuar 7287 bimë lëndë narkotike kanabis sativa në zonat e Shkodërs, Lezhës, Tropojës dhe Krujës. Pjesa më e madhe e tyre u ishte në Shkodër ku u dogjën 5800 bimë.
Ndërkohë janë shpallur në kërkim 3 autorë të kultivimi të bimëve në Kurbin dhe është proceduar 1 shtetas tjetër për kultivim në Tropojë.
1 kryeplak fshati dhe 1 insepktor pyjesh po në Kurbin janë proceduar për “Shpërdorim detyre”.
Megaoperacioni i koduar “Fokusi” po vijon në mbarë vendin me shërbime nga toka, monitorim nga ajri, me dronët e Policisë, si dhe përmes bashkëpunimit të ngushtë me partnerët e GDF-së.
Njoftimi i Policisë:
Policia e Shtetit/Vijon me intensitet megaoperacioni policor i koduar “FOKUSI”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.


5800 bimë në qarkun Shkodër, 670 në qarkun Lezhë, 410 në Tropojë dhe 407 në Krujë.



-Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, Policia identifikoi dhe shpalli në kërkim autorët e dyshuar të kultivimit të 122 bimëve të asgjësuara në fshatin Gërnac, shtetasit J. A., 35 vjeç, S. A., 25 vjec dhe L. H., 48 vjeç, të tre banues ne Milot. Vijon puna për kapjen e tyre.
-Gjithashtu, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për rastet e kultivimit të bimëve narkotike në 2 fshatra, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasit I. B., 51 vjeç dhe M. Gj., 37 vjeç, përkatësisht kyetar fshatrash dhe inspektor pyjesh, në Gërnac dhe Vinjoll, rrethi Kurbin.


-Policia identifikoi dhe inicioi procedimin në gjendje të lirë për autorin e dyshuar të kultivimit të 133 prej këtyre bimëve, në fshatin Curraj i Epërm, shtetasin M. N., 19 vjeç, banues në Shkodër. Vijojnë hetimet për të identifikuar dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, bashkautorët e kultivimit të këtyre bimëve.
-Gjithashtu, për rastin e kultivimit të 32 bimëve narkotike cannabis sativa, në fshatin Breg Lum, Tropojë, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për kryetarin e këtij fshati, shtetasin J. K., 68 vjeç, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Policia e Shtetit vijon me intensitet kontrollet në të gjithë vendin, duke bashkëpunuar ngushtë me qytetarët dhe me agjencitë ligjzbatuese, për të marrë informacion mbi rastet e kultivimit të bimëve narkotike, me qëllim evidentimin dhe goditjen e tyre.
Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “FOKUSI” po vijon pandërprerë në të gjithë vendin, me shërbime nga toka, monitorim nga ajri, me dronët e Policisë, si dhe përmes bashkëpunimit të ngushtë me partnerët e GDF-së.
Policia e Shtetit fton qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë, për përmbushjen e objektivit të megaoperacionit “FOKUSI”, si dhe për denoncimin e çdo paligjshmërie tjetër, me qëllim krijimin e një ambienti të sigurtë.