Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Shkodër-Koplik, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në anë të saj. Si pasojë e aksidentit është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, i cili është transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Categories
Lajme