Lajme

Shkodër, Ndalohet 17-vjeçari

Fiksimi ndaj një vajze i ka kushtuar shumë një adoleshenti, i cili mund të bëhej shkaktar i një ngjarje të rëndë këtë të premte në qytetin e Shkodrës. Policia bën me dije se një 17-vjeçar, ka q ëlluar me p ushkë në drejtim të banesës së një vajze të të njëjtës moshë, pasi më parë ishin k onfliktuar.

Blutë bënë me dije se shkaku i s herrit mes dy të rinjve është bërë fakti që në mënyrë të vazhdueshme, 17-vjeçari hapte llogari false në rrjetet sociale, me të dhënat dhe fotot e adoleshentes.

NJOFTIMI I PLOTE Shkodër Parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një k onflikti me a rmë z jarri. Qëlloi me a rmë z jarri në drejtim të banesës së një shtetaseje, pas një k onflikti për motive të dobëta, vihet në p ranga autori i d yshuar.

S ekuestrohet a rma e zjarrit pushkë. Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër, falë ndërhyrjes së shpejtë për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit mes dy shtetasve, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. N., 17 vjeç banues në Bardhaj, Shkodër.

Ky shtetas, pasi është konfliktuar me një 17-vjeçare, për shkak se në mënyrë të vazhdueshme ai hapte llogari false në rrjetet sociale, me të dhënat dhe fotot e saj, ka q ëlluar me a rmë zjarri në drejtim të banesës. Falë veprimeve të shpejta h etimore, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe a rrestuar në flagrancë 17-vjeçarin dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij dhe ambientet përreth saj kanë gjetur dhe s ekuestruar edhe a rmën e z jarrit p ushkë më të cilën dyshohet se ka q ëlluar në drejtim të banesës.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike“, “K anosja“, “A rmëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: