Lajme

Shkodër, Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet 41-vjeçari

Një 41-vjeçar ka rënë në pranga pasi organizonte lojëra fati në Shkodër. 41-vjeçari kishte përshtatur lokalin që kishte marrë më qira në ambient për të luajtur poker.

Policia ka arrestuar 41-vjeçarin, Elton Rexhaj, banues në Shkodër dhe nga kontrolli i ushtruar në ambient ka sekuestruar një tavolinë Pokeri, çipsa dhe letra bixhozi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close