Categories Lajme

Shkodër, RENEA dhunon gazetarin në sy të fëmijëve

Teksa duhej të ndalonin persona të rrezikshëm e banditë që lëvizin e bëjnë “ligjin” në Shkodër, RENEA, ka harruar sonte misionin e saj dhe të gjithë “forcën” e ka treguar ndaj gazetarit, Simon Shkreli i cili ndodhej në krye të detyrës e po filmonte aksionin.

Në sy të familjes së tij dhe fëmijëve, trupat e RENEA-s kanë dhunuar korrespondentin e ABC në Shkodër edhe pse ky i fundit u ka treguar atyre “badgen” e gazetarit dhe se ishte në punë. Gjithçka ka nisur se pse gazetari po filmon aksionin në Shkodër.

“Jam gazetar, jam në punë, ja ku e kam “badgen””. Këto fjalë nuk kanë mjaftuar për “trup mëdhenjtë” e RENEA-s të cilët duke dhunuar gazetarin i kanë marrë edhe “badgen” identifikues si punonjës në media. Si për ironi të fatit kjo situatë është parë edhe nga Drejtori i Policisë së Shkodrës Hamdi Fjora dhe shefi i Komisariatit Paulin Çupi.

Këta dy të fundit kanë pasur një komunikim të shkurtër me gazetarin dhe e kanë njohur, por pavarësisht kësaj trupat e RENEA-s nuk kanë nguruar të ushtrojnë dhunë ndaj tij, sapo ai ka shkëmbyer disa fjalë me drejtuesit e policisë në Shkodër.

Kujtojmë se Shkodra është një nga qytetet më problematike për sa i përket bandave dhe kontrollit të tyre në qytet. Shpesh herë janë raportuar ngjarje kriminale “nën hundën” e policisë, por pavarëisht këtyre edhe në një aksion që duhej të ishte kundër bandave, RENEA-n e bezdis më shumë fakti që një gazetar po filmon aksionin e tyre.

Rrëfimi i gazetarit Simon Shkreli:

“Po kthehesha në shtëpi dhe po filmoja. Forcat RENEA kishin aksion tek ish kryqëzimi që të çon në Shkodër. Në prezencë edhe të Drejtorit të qarkut dhe Shefit të Komisariatit të Shkodrës, Hamdi Fjora dhe Paulin Çupi. Në prezencën e tyre, nxora celularin dhe po filmoja. Ata mu vërsulën dhe më thanë mos filmo. Unë nxora badgen e gazetarit dhe u thash që jam gazetar jam në punën time. Ndërkohë më thërret drejtori dhe shefi i Komisariatit dhe më thonë që ata nuk të njohin.

Si të njohim ne. Dakord u thash unë dhe kam badgen dhe nuk ka nevojë të më njohin. Një nga ata më thirri në emër dhe me tha largohu. Unë nuk e njihja.

Thash që mos bërtisni se unë jam në punë ti në punë. Më pas erdhën dhe njëri më kapi nga krahu tjetri më kapi nga xhupi dhe më thonë ik se je me familje je me fëmijë se do të kallëzonim ne, personat me kapuça. Kur më kapi më hoqi edhe badgen nuk e di ku e kam. Asnjë ndjesë. Ikën të gjithë edhe drejtori edhe shefi i komisariatit.”

Në qarqet më të mëdha në orët e fundit po organizohen kontrolle nga RENEA. Kryesisht në Vlorë, Elbasan dhe Shkodër. Ky aksion vjen pas urdhrit të dhënë nga Gledis Nano, i iniciuar pas masakrës së ndodhur në “Don Bosko” ku u vra një person dhe u plagosën 4 të tjerë./ABC

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME