Categories Lajme

“Shkodra nuk mund të mbesë ma n’dorë t’horit”! PD: Rama nuk diti të ishte kurrë kryeministër i shkodranëve

Partia Demokratike në Shkodër reagon pas vizitës së kryeministrit Edi Rama sot në qytetin verior. PD thekson se Rama nuk diti të ishte kurrë kryeministër i shqiptarëve e aq më tepër i shkodranëve.

Deklarata e PD Shkodër:Sot Shkodra i dëshmoi edhe njëherë kryeministrit në ikje, realititetin që ai e di dhe që nuk i shmanget më. Realitetin e braktisjes nga qytetarët, edhe nga socialistët e ndershëm që nuk pranojnë qeverisjen e tij kriminale, të konçecioneve, të trafiqeve, të urrejtjes, qeverisjen që ka lënë në mëshirë të fatit qytetarët e saj. Edi Rama nuk diti të ishtë kurrë kryeministër i shqiptarëve e aq më tepër i shkodranëve. I janë zeruar përkrahësit dhe i janë shtuar bodyguardët.

Edi Rama nuk e ka garën me ne, me ëndrrën europiane të shqiptarëve. Regjimi i Edi Ramës ka 8 vite që garën e ka me regjimin genocidial të Sirisë, garën se kush detyron qytetarët të braktisin vendin. Shkodrën që e ka halë në sy, është munduar ta shtypë me çdo formë, duke e varfëruar si asnje rajon tjeter, duke e lënë në dorë të banndave dhe duke e diskriminuar politikisht. Por nuk ia ka dalur dhe me 25 Prill, hakmarrja dhe urrjetja primitive ndaj një qyteti që nuk e meriton, merr fund.

Bisha e regjimit të ri që ka 8 vite që kërkon t’i instalohet Shkodrës me dhunë dhe me urrejtje, është e plagosur dhe po përpelitet. Fundi i saj do të jete 25 Prilli. Shkodra nuk mund të mbesë ma n’dorë t’horit.Së bashku FITOJMË, Shkodra FITON, Shqipëria FITON.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME