Lajme

Shkodra përkujton rrëzimin e bustit të diktatorit Enver Hoxha

13 Dhjetori 1990 ishte dita kur Shkodra shkatërroi bustin e diktatorit komunist.Shkodra do të bëhej qyteti i parë në Shqipëri ku një bust i diktatorit Enver Hoxha do të rrëzohej. 13 dhjetori i 1990-ës ishte dita kur një grup shkodranësh mposhtën frikën e kohës dhe e rrëzuan bustin.

Sot pas 28 vitesh, lëvizja e 13-dhjetorit vendosi kurora me lule në lapidarian përballë Bashkisë Shkodër.Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi në fillim vitet ’90 ishte një aktiviste e këtyre ngjarjeve ndërsa nuk mohon se në këtë tranzicion 28-vjeçar të Shqipërisë ka kaluar mes dhimbjesh dhe zhgënjimesh.

Ëndrrat dhe dëshira e mijëra të rinjve të atyre ditëve të vështira ende nuk janë realizuar, shumë prej tyre nuk kanë marrë atë që i takon e shumë të tjerë janë fshirë duke bërë që zhgënjimi të jetë i madh. Ky 13 dhjetor e gjen Shqipërinë edhe pas 28 vitesh duke protestuar.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close