Categories Lajme

Shkoi nga Tirana t’u shërbente prindërve me Covid, si u infektua dhe ndërroi jetë e reja nga Berati

Arjola Cakollari ishte 27-vjeçarja nga Berati që ndërroi jetë gjatë ditës së djeshme prej koronavirusit në spitalin Covid1 në Tiranë. Burime bëjnë me dije se e reja jetonte në Tiranë, por kishte shkuar për t’i shërbyer prindërve, të cilët ishin infektuar më herët me koronavirus.

Dyshohet se ajo është infektuar gjatë këtij momenti duke u shtruar fillimisht në repartin Infektiv të spitalit të Beratit por përkeqësimi i gjendjes shëndetësorë bëri që ta dërgonin në Tiranë ku u fut në intubim.

Fatkeqësisht, 27-vjeçarja humbi jetën disa ditë më vonë pasi virusi i kishte prekur 99% të mushkërisë duke e bërë praktikisht të pamundur që ajo të mund të kryente funksionin. Arjola u përcoll dje për në banesën e fundit nga të afërmit, ndërsa mësohet se nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër shoqëruese.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME