Lajme

Shkoi të zbatonte një vendim, u qëllua me armë zjarri punonjësi i IMT në mes të Tiranës. Policia: Ja si ndodhi ngjarja

Policia e Tiranes ka reaguar ne lidhje me ngjarjen e rende qe ndodhi sot ne kryeqytet, ku nje punonjes i IMT-se u plagos, i cili kishte shkuar per te zbatuar nje vendim.

NJOFTIMI, Plagosi me armë zjarri një punonjës të I.M.T-së, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1 kapin dhe shoqërojnë menjëherë autorin e dyshuar.

Policia sekuestron dhe armën e zjarrit pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së krimit.

Më datë 12.08.2022, rreth orës 17:30, në kryqëzimin e rrugës “Todi Shkurti” me rrugën “Kristaq Capo”, shtetasi Qani Muça   , 55 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, punonjësin e i IMT-së, shtetasin Ilirjan Gavelli 52 vjeç, i cili sapo kishte përfunduar ekzekutimin e një vendimi.

52 vjecari është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Autori është kapur nga shërbimet e Policisë dhe është shoqëruar në komisariat, së bashku me armën e përdorur gjatë kryerjes së krimit, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close