Lajme

Shkojnë të vjedhin dyqanin, por pikasen nga polici që po ikte në punë, përleshje në Fier

Tre persona janë përleshur me një efektiv policie mëngjesin e sotëm në Fier. Rreth orës 06:10 në lagjen “Kongresi i Përmetit”, tre personat ende të paidentifikuar kishin shkuar dhe po tentonin për të v jedhur një dyqan celularësh në pronësi të R. C. Gjatë tentativës për të kryer v jedhjen autorët janë pikasur nga një punonjës i policisë i cili po shkonte për të marrë shërbimin në zonën policore.

Efektivi, sipas njoftimit të policisë ka ndërhyrë për të parandaluar vjedhjen duke u përplasur fizikisht me autorët, të cilët gjatë largimit kanë goditur me makinën e tyre mjetin privat të punonjësit të policisë. Policia thotë se në vendngjarje janë fiksuar prova materiale të lëna nga autorët të cilat do të shërbejnë në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve. Ndërkohë që janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close