LajmePolitike

“Shkolla ku mishi piqet e…Ministria nuk digjet”, Nikolla i reagon Luçiano Boçit: Ja e vërteta e fotove

Ministrja e Arsimit Lindita Nikola ka reaguar pas fotove të publikuara nga Luçiano Boçi i cili përmes një postimi në ‘Facebook’ shkruante se se në shkollën e Skraparit ishte shtruar mishi i pjekur dhe raki.

Nikolla, në reagimin e saj i ka konsideruar shpifje fotot e publikuara nga deputeti demokrat dhe ka sqaruar shkolla ishte mbyllur për arsye sigurie dhe po rikonstruktohej. Ministrja e Arsimit ka sqaruar edhe arsyet se pse ishte shtruar “mish e raki”, siç thoshte dhe dukej në fotot e publikuara nga Luçiano Boçi.

Sqarimi i plotë:

Ja e vërteta mbi fotot e publikuara nga deputeti i PD, që shpifjen e ka kthyer në tiparin e tij dallues sa herë flet apo shkruan.
Fotot që serviren me komentet denigruese, nuk janë bërë në ditë mësimi dhe as me nxënës apo mësues të shkollës.
Bëhet fjalë për shkollën (me një klasë të vetme) vartëse në fshatin Çorrotat, e cila në 15.02.2018 është mbyllur për arsye sigurie. Bashkia Skrapar ka bërë ndërhyrjen për ta sjellë në kushte për vijimin normal të mësimit.
Kryeplaku i fshatit, z. Albert Paja, ka vënë në dispozicion shtëpinë e tij për tre nxënësit dhe mësuesin e tyre.
Pas përfundimit të punimeve, kryeplaku i fshatit ka shtruar një drekë për punëtorët dhe prindërit, të cilët kontribuan për meremetimin e shkollës-klasë.
Ja se si gënjeshtra dhe shpifja e sjell këtë foto të bërë në shkurt të 2018-ës, kur shkolla-klasë nuk funksiononte si e tillë, sikur është sot.
Madje, edhe personat në foto bëhen mësues apo nxënës.
E lehtë z. Deputet. Meqenëse tre nxënësit e shkollës janë të vegjël, shih me kujdes se mos dallon mësuesin. Mirëpo, një gjë duhet ta dini z. Deputet: arsimin në “hell” nuk e çon dot balta që prodhon ti me një zell të admirueshëm, që tregon qartë se interesi juaj nuk është arsimi, por rreshtimi politik në PD.

Tani ju lutem lexojeni dhe një herë statusin dhe shikoni se sa i aftë dhe i përgjegjshëm është ky deputet.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close