Lajme

Shkolla Tregtare Vlore, ku u maturantët mbyllën me sukses 4 vite të shkollës së mesme

Sot nga shkolla Tregtare Vlore, ku u maturantët mbyllën me sukses 4 vite të shkollës së mesme, vite me sfida e fitore. Ata sot ndihen të maturuar e plot ëndrra. Të lumtur e të emocionuar, po festojnë gëzueshëm. Përqafime, përlotje, emocione pa fund në këtë ditë gëzimi. Urime, urime, ëndrrat tuaja u bëfshin realitet

Maturantët e Tregtares sot, përpara flamurit dhe Himnit Kombëtar, janë emocionuar dyfish. Mbarimi i shkollës së mesme për ta, është një stad maturie, por edhe një moment prekës se rrugët e tyre sot ndahen…dikush do të vazhdojë universitetin, shumë prej tyre janë të punësuar, dikush është për rrugë të gjatë…

Malli dhe kujtimet do të ngelen! Sot kjo ditë është e paharruar për ta. Ndaj janë duke festuar të lumtur. Me mbarimin e maturës ata nisën të ecin më të sigurt në rrugën e jetës.

Urimet më të mira nga drejtoria dhe stafi pedagogjik i shkollës. Suksese në provime dhe i priftë e mbara!

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: