Categories Lajme

Shkollat e përkohshme, gjithçka gati për rifillimin e mësimit (Foto)

/ATSH/ Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare që operojnë në Shqipëri, në drejtim të të drejtave të fëmijëve, kanë marrë të gjitha masat për funksionimin e shkollave të përkohshme të vendosura pranë hoteleve, për nxënësit e prekur nga tërmeti.

“E mbyllëm edhe planin e zhvendosjes së nxënësve në Durrës. Të gjithë gati për nesër”, theksoi ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini. Edhe “UNICEF” në Shqipëri, po ndihmon në pajisjen me çanta, mjete didaktike, rikrijuese për fëmijët që nga parashkollorët, e deri në klasë të nëntë.

“Janë afro 400 fëmijë që do rikthehen në “shkollat e përkohshme” të ngritura në mjediset e hoteleve në Durrës, ku ato janë strehuar bashkë me familjarët e tyre. Hapësirë shoqërore për fëmijët dhe mbështetje psikosociale”, bëjnë të ditur specialistët e organizatës ndërkombëtare për fëmijë “UNICEF”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME