Categories Lajme

Shkrimtarja vuan nga sëmundja e rëndë, i ndalohet kurimi jashtë pa u vaksinuar

Prej kohësh tashmë Covid-19 është kthyer në makthin kryesor të njerzëve, por ka edhe shumë të tjerë që po luftojnë me sëmundje të tjera të rënda.

I tillë është edhe rasti i shkrimtares së njohur shqiptare, Mira Meksi, e cila po përballet në heshtje me një sëmundje të rëndë. Por, sikur të mos mjaftonte sëmundja, pandemia e Covid-19 ja ka bërë akoma më të vështirë këtë betejë shkrimtares së njohur e vlerësuar me mjaft çmime prestigjioze shqiptare e të huaja. Mësohet se Meksi është operuar me sëmundje të rëndë dhe i duhet të shkojë jashtë shtetit për kurim, terapi dhe shërbim mjekësor më të specializuar, por një gjë të tillë nuk ja lejon mjeku.

Ky i fundit ja ka ndaluar udhëtimin jashtë shkrimtares, pa bërë më parë vaksinën kundër Covid-19, pasi rrezikon edhe nga virusi i rrezikshëm, që po merr mijëra jetë njerëzish. Por, kolegë dhe të afërm të shkrimtares apelojnë për vaksinimin e saj, në mënyrë që t’i krijohet mundësia për kurim jashtë. Kujtojmë se në që prej disa javësh në vendin tonë ka nisur vaksinimi kundër koronavirusit, konkretisht te bluzat e bardha, personalitetet dhe te të moshuarit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME