
Rreth 20 hektarë me pisha janë shkrumbuar në malin e Gjalicës në Kukës. Edhe pse gjatë ditëve të fundit në vendin tonë ka pasur shira, sërish nuk kanë “kontribuuar” në shuarjen e flakëve.
Flakët vijojnë të shkrumbojnë në një lartësi deri në rreth 2 mijë metra mbi nivelin e detit, duke e bërë të pamundur ndërhyrjen nga toka. Për shkak të shtresës së tapetit halor të thatë në shtresën e tokës situata bëhet edhe më e vështirë.