Lajme

Shkrumbohen tre makina gjatë natës në Lushnje, dyshimet e para

Tre makina janë shkrumbuar nga flakët gjatë natës së të enjtes në Lushnje. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit në lagjen “Çlirimi”, në parkimin e jashtëm të një qendre tregtare. Sipas uniformave blu mësohet se nga zjarri është shkrumbuar  automjeti tip “Benz” në pronësi të shtetasit N. K..

Ndër të tjera bëhet me dije se dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një shkëndijë elektrike në automjet.

Njoftimi i plotë: Rreth orës 03:15 në lagjen “Çlirimi”, në parkimin e jashtëm të një qendre tregtare, ka rënë zjarr në automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit N. K., dyshohet si pasojë e një shkëndijë elektrike në automjet. Për pasojë janë djegur edhe automjetet tip “Audi” dhe “Fiat” të parkuar pranë automjetit tip “Benz”. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe zjarrfikësja, dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close