Lajme

Shkrumbohet fasoneria në Vlorë, dyshimet e para

Një fasoneri në qytetin e Vlorës është djegur gjatë natës, rreth orës 03:00 në rrugën Transballkanike.

Dyshohet se ngjarja është e qëllimshme ndërsa burime bëjnë me dije se është hedhur lëndë djegëse nga jashtë dhe më pas i është vënë zjarri.

Si pasojë e zjarrit në fasonerinë ‘Alban viz Lab’ ka dëme të shumta materiale. Aty kishte kamera sigurie, të cilat pritet të merren nga policia në mënyrë që të zbulohen autorët e ngjarjes.

Nuk dihet nëse pronari i biznesit ka konflikte me persona, që mund të ketë çuar në këtë akt.

Njoftimi i policisë: Vlorë/Informacion paraprak , Më datë 27.06.2021, rreth orës 03:20, në lagjen “Bashkimi”, Vlorë, ka rënë zjarr në disa makineri në brendësi të një fasonerie, në pronësi të shtetases M. R.

Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close