Lajme

Shkrumbohet gjatë natës makina në Gjirokastër, dyshohet e qëllimshme

Një makinë është përfshirë nga flakët në Gjirokastër. Ngjarja ndodhi rreth orës 6 të mëngjesit të sotëm në lagjen “Meçitë”.
Makina tip ‘Citroen’ me targa AA650RV është shkrumbuar plotësisht pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse.

Sipas policisë makinë është në prontësi të Donjeta Xhelilit, dhe nga hetimet paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Megjithatë ende nuk dihet shkaku i vërtetë i rënies së zjarrit, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close