Lajme

Shkrumbohet makina pa targa në Fier, dyshimet e policisë

Një makinë është gjetur e djegur ditën e sotme në fshatin Frakull të Fierit. Bëhet fjalë për një automjet tip “Volkswagen” pa targa. Policia thotë se po punohet për identifikimin e pronësisë së mjetit dhe përcaktimin e shkakut të djegies së këtij automjeti.

“Në fshatin Frakull, Fier, është gjetur i djegur plotësisht një automjet tip “Volkwsagen”, pa targa. U kryen veprimet hetimore dhe po punohet për identifikimin e pronësisë së mjetit dhe përcaktimin e shkakut të djegies së këtij automjeti”, njoftoi Policia.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: