Një makinë Audi A6 ka marrë flakë në Qafë Thanë në ngjitje. Burime thonë se makina Audi A6 është nxehur në ngjitje të Qafë Thanës dhe më pas ka marrë flakë.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar nga incidenti pasi personat që udhëtonin në të kanë arritur të dalin para se ngjarja të merrte përmasa tragjike. Në makinë udhëtonin, një burrë grua dhe një fëmijë.