fbpx
Lajme

Shkrumbohet nga flakët banesa në Luz të Vogël

Foto ilustruese

Është përfshirë nga flakët një banesë në fshatin Luz i Vogël në Kavajë. Policia njofton se nga flakët ka ngelur i plagosur një 94-vjeçar me inicialet Sh.T.

Mësohet se ai është dërguar për mjekim në spital teksa deri tani nuk ka rrezik për jetën. Ndërkohë nuk dihen shkaqet e flakëve në banesën e tij. Njoftimi i policisë: Më datë 12.01.2021, rreth orës 12:40, në fshatin Luz i Vogël, Kavajë, ka marrë flakë banesa e shtetasit Sh. T., 94 vjeç.

Si pasojë e zjarrit ka marrë dëmtime në trup shtetasi Sh. T., i cili u dërgua për mjekim në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button