Lajme

Shkrumbohet nga flakët kati i 6 i një pallati në Tiranë, nuk ka të lënduar

Kati i gjashtë i një pallati në Rrugën e Dibrës në Tiranë është shkrumbuar nga zjarri. Policia njofton se si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale, e jo të lënduar në njerëz.

Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit. Sakaq, vijon puna nga grupi hetimor për përcaktimin e dinamikës së kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë: Tiranë/Informacion paraprak, Me datë 02.05.2021, në rrugën e Dibrës ka rënë zjarr në katin e 6 të një pallati ku ka vetëm dëme materiale.

Nuk ka probleme për banorët. Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga Grupi Hetimor për përcaktimin e rënies të zjarrit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: