fbpx
Lajme

Shkrumbohet nga flakët një automjet në Vlorë, Detaje…

Ngjarja është regjistruar rreth orës 03.00 të së mërkurës ,në afërsi të Plazhit të Vjetër në qytetin bregdetar. Dyshimet e para janë për një zjarrvënie të qëllimshme, ndërkohë që policia bën me dije se është duke u hetuar për shkaqet e rënies së zjarrit. Mjeti ishte parkuar në anë të rrugës, pranë banesës së vetë 43 vjecarit në afërsi të zonës së plazhit të vjetër.

Automjeti i shkrumbuar Ford Focus me targa AA 887 NV, i përkiste shtetasit me iniciale K.D, por përdorej nga 43 vjecari Artan Qopeku, i cili është edhe ish-lojtar i skuadrës së minifutbollit Flamurtari dhe kombëtares shqiptare. Automjetin 43 vjecari e dispononte prej disa kohësh, ndërsa mësohet se policia është duke hetuar për ngjarjen në fjalë. Në Vlorë rikthehet pas një kohe mungesë djegia e automjeteve, ndërsa policia e Vlorës po heton nëse bëhet fjalë për një djegie të qëllimshme, apo flakët kanë ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike në automjet.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button