Një bar kafe është përfshirë nga zjarri rreth mesnatës në zonën e Brrylit, në kryeqytet.
Forcat zjarrfikëse kanë shkuar për të shuar flakët, por ndërhyrja nuk ka dhënë rezultat, teksa flakët janë përhapur edhe te një lokal tjetër ngjitur.
Flakët kanë shkrumbuar bar “Votra”, lokal i njohur në këtë zonë. Zjarri ka qenë i përmasave të frikshme aq sa ka rrezikuar edhe jetën e banorëve në pallatet ngjitur.
Nuk dihet ende nëse ngjarja është aksidentale apo e qëllimshme.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 27.12.2022, rreth orës 23:40, te Brryli ka rënë zjarr në një lokal dhe zjarri është përhapur dhe në një lokal tjetër ngjitur tij.
Zjarri është fikur dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.