Një banesë dy katëshe është shkrumbuar plotësisht, në fshatin Gjerbës të Mallakastrës. Mësohet se zjarri ka rënë në ditën e sotme, në banesën znj. Vezire Jaupaj 75 vjeçe e cila fatmirësisht i ka shpëtuar zjarrit masiv, ndërkohë që sipas një denoncimi të banorëve zjarrfikëset kanë mbërritur me vonesë në vendngjarje. Si pasojë e zjarrit janë konstatuar dëme të konsiderueshme. Mendohet se shkak i këtij zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike në pajisjet e banesës.
Categories
Lajme