
Një makinë tip “Benz” ML që po udhëtonte në autostradën Lushnje – Rrogozhinë, në afërsi të fshatit Golem, është përfshire nga flakët ditën e sotme.
Në mjetin ku udhëtonte një çift bashkëshortesh me vajzën e tyre, është vënë re nga drejtuesi i mjetit që në pjesën e përparme të makinës ka pasur tym.
Drejtuesi i mjetit ka ndaluar dhe sapo familja ka zbritur, makina është përfshire nga flakët të cilat janë përhapur me shpejtësi.
Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa edhe ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikëse nuk ka arritur të ndalojë shkrumbimin e plotë të mjetit.