Një automjet tip “Benz ML” është djegur në fshatin Lazarat në orët e para të mëngjesit të sotëm. Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se automjeti ka qenë në pronësi të shtetasit me iniciale I.B, i cili është banues në fshatin e Lazaratit. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e flakëve. Ndërkohë që burime bëjnë me dije se dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, pasi pranë mjetit është konstatuar lëndë ndezëse.
Categories
Lajme