Lajme

FOTO-VIDEO\ Shkrumbohet “Range Rover” në Fier-Vlorë, bllokohet qarkullimi

Një mjet ka shpërthyer në flakë mesditën e kësaj të diele në autostradën Vlorë-Fier. Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme, automjeti tip ‘Range Rover’ është shkrumbuar i gjithi si pasojë e flakëve.

Sakaq radhë e gjatë automjetesh është krijuar në autostradë, pasi është paralizuar trafiku.

Nuk dihet gjendja e shoferit që ka qenë në mjet, dhe nëse brenda ka pasur persona të tjerë.

Po ashtu nuk dihen arsyet e këtij shpërthimi.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close