Lajme

Shkrumbohet ullishtja në Fier, shumë pranë puseve të naftës

Zjarr masiv ka përfshirë ullishten e fshatit Rusinje në Patos të Fierit. Në vendngjarje janë forca të shumta zjarrfikëse për të shuar flakët. Në krye të operacionit për shuarjen e flakëve është shefi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi Patos, Alket Halimi. Po punohet me të gjitha mjetet për të vënë zjarrin nën kontroll dhe akoma nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Mësohet se zjarri ka rënë shumë pranë puseve të naftës që gjenden në këtë zonë. Sakaq, bëhet me dije se janë shkrumbuar rreth 1.5 ha me ullinj.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: