Categories Lajme

Shkuan në Francë si azilkërkues, shqiptarët kthehen të infektuar në atdhe

Të shumtë janë shqiptarët që ikën si azilkërkues në shumë vende europiane, e sidomos në Francë. Në këto kampe kanë shkuar edhe njerëz me kombësi të ndryshme ku bashkëjetesa ka sjellë që shumë pre tyre të infektohen me sëmundje nga më të rëndat. Bëhet fjalë për sëmundjen e turbekulozit.

Pasi u është refuzuar kërkesa për azil ata janë kthyer së bashku me këtë sëmundje, që është përhapur edhe tek personat me të cilët kanë patur kontakt.

Kjo gjë dëshmohet nga të dhënat e programit Kombëtar të Tuberkulozit.

Epidemiologia Donika Bardhi, sqaron se viti 2017 shënon numrin më të lartë të të prekurve me këtë sëmundje në 10 vitet e fundit, për shkak të kthimit të azilkërkuesve që kishin ikur në 2015 dhe 2016, duke e lidhur këtë me kushtet e kampeve ku ata kanë jetuar.

Ajo shprehet:

“Për vitin 2018 ishin 440 pacientë të prekur me këtë sëmundje infektive ndërkohë që në 2017 ishin 502 prevalence është 16.5 për 100 mijë banorë.”
Edhe pse duket si e harruar, sëmundja e tuberkulozit vijon të mbetet prezente në vend. Vetëm në e muajt e parë të këtij viti janë regjistruar 150 raste të reja, pak kohë më parë në Elbasan u diagnostikuan 5 punonjës të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Por sipas Bardhit këto raste u diagnostikuan për një kohë rekord dy ditore.”

Ajo shton:

“Shenjat që shfaqet sëmundja e tuberkulozit është e ngjashme me ato plumonare, por kolla zgjat më shumë se 3 javë pavarësisht se ka marrë antibiotik. 15-45 vjeç kanë përqindjen më të madhe dhe ato mbi 65 vjeç.”
Sa i përket vdekshmërisë nga tuberkulozi, mjekja thotë se është e ulët, me përjashtim të rasteve kur pacientët janë të infektuar me HIV.

Bluzat e bardha thonë se kjo sëmundje mbetet ende e stigmatizuar në shoqërinë shqiptare dhe pacientët që marrin mjekim nuk tregojnë, duke rrezikuar edhe personat e tjerë në të njëjtin ambient pasi është shumë infektive dhe përhapet nëpërmjet ajrit.

Personat e prekur nga kjo sëmundje ndiqen në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”. Kohëzgjatja e trajtimti me turberkuloz është 6 muaj, dhe pacienti shërohet plotësisht.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME