Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Ksamil. Një person është konfliktuar me punonjësit e INUV, të cilët kishin shkuar për t’i prishur shtëpinë.
Siç raporton Panorama, bëhet fjalë për Sinan Ahmetin, një nga këshilltarët e Bashkisë Sarandë të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.
Mësohet se Ahmeti ka qëlluar me levë në kokë njërin prej inspektorëve, i cili sipas Panormës quhet Tonin Simoni.
Ndërkohë në ndihmë të INUV ka ardhur edhe policia bashkiake. Nga ana tjetër, Ahmeti pretendon se ka të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për ndërtimin e murit rrethues dhe se është në rregull me ligjet.
Policia bëri menjëherë shoqërimin e agresorit, ndërsa inspektori i INUV mori mjekimin në spital. Pas qetësimit të situatës u bë edhe prishja e murit.
Sinan Ahmeti figuron në listat e këshilltarëve bashkiakë të 30 qershorit, në siglën e Partisë Social-demokrate.