Categories Lajme

Shoferët me shpejtësi deri në 171 km/h në Tiranë-Elbasan, policia: E konsiderojnë rrugën si pistë për të ‘fluturuar’

Policia Rrugore ka kryer mbrëmjen e kaluar kontrolle në rrugën interurbane kryesore Tiranë -Elbasan, në unazën e madhe ku mes të tjerash ka gjobitur drejtues mjetesh, mes tyre dhe një person, që “fluturonte” në rrugë me shpejtësi skëterrë 171 km/h.

Blutë bëjnë me dije se vetëm përgjatë janarit, janë pezulluar 900 leje drejtimi, ndërkohë që bën thirrje që të tregohet kujdes me shpejtësinë.

“Policia Rrugore kontrolle te shtuara, me matës shpejtësie dhe alkool test, për rritjen e parametrave te sigurisë rrugore gjate fundjavës. 171 km/h në rrugën interurbane kryesore Tiranë -Elbasan, në unazën e madhe, matur me Radar ne një largësi prej 734 m. Shpejtësi e mjaftueshme për tu✈ dhe sigurisht e mjaftueshme edhe për 🚑.

Edhe pse prej fillimit te muajit janar rrugët interurbane dhe urbane kryesore te vendit, te konsideruara me rriskë te larte per shkak te aksidenteve rrugore dhe pasojave te ardhura prej tyre, kryesisht shpejtësia mbi normat e lejuara, vijojnë te jene te monitoruara me radar dhe janë jo pak, por vetëm për 24 ditët e para të këtij viti, numërohen më shumë se 900 leje drejtimi te pezulluara për shpejtësi, përsëri ka shumë drejtues mjetesh që rrugën e përdorin dhe e konsiderojnë si piste për të “fluturuar” dhe jo për të qarkulluar me automjet.

Prej orës 20:00 e deri në orën 01:00 të mëngjesit të sotëm, u pezulluan 9 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara që varionin nga 130 deri në 171 km/h.

Gjithashtu nga verifikimi rezultoi se krahas shpejtësisë ekstreme për kushtet e rrugës, 2 prej tyre ishin debitor me mbi 7 masa administrative te pashlyera si dhe një tjetër automjet rezultoi i pasiguruar dhe certifikuar teknikisht.

Policia Rrugore e Tiranes po vijon kontrollet me Radar e Drager ne te gjitha rrugët e Tiranes.

Mos abuzoni me shpejtësinë dhe alkoolin, pasi do jeni te ekspozuar ndaj rrezikut për tu përfshire ne aksident rrugor.

#ZbatoRregullatUdhetoiSigurte👮🏻♀”, thuhet në njoftimin e policisë.

https://fbwat.ch/1fyoDs2SrSjuikAw

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME