Lajme

Shoferët nuk zënë mend, vendosen 2051 gjoba vetëm në fundjavë (VIDEO)

Fundjava duket se nga nxjerrë nga shinat shoferët, të cilët duket se nuk zënë mend nga gjobat e policisë. Gjatë kontrolleve të policisë në 24 orët e fundit, janë vendosur plot 2051 gjoba dhe janë hequr 138 patenta.

Në terren kanë dalë 32 patrulla me punonjës policie dhe civilë, 4 dronë dhe 6 radarë, ku janë evidentuar në sërë shkeljesh nga ana e shoferëve shqiptarë, përfshirë shpejtësinë marramendëse, përdorimin e celularit në timon, parakalimin e gabuar, mosvendosjen të rripit të sigurimit si dhe parkime të gabuara.

Njoftimi i plotë i policisë: Vijon Plani-Operacional “ROADPOL GUSHT 2020”. Katër dronë, 6 radarë  dhe 32 patrulla me punonjës policie civilë në monitorim të qarkullimit në të gjithë vendin për parandalimin e aksidenteve rrugore.

Policia Rrugore prej dy ditësh po monitoron me dronë akset rrugore nacionale për evidentimin dhe ndëshkimin e parakalimeve të gabuara, të cilat janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore.

Në kuadër të këtij plani, në akset rrugore bregdetare dhe në akset kombëtare, në zonat urbane, interurbane dhe ato rurale, janë shtuar monitorimet duke përdorur dronë dhe patrulla me punonjës policie civil krahas atyre me uniformë, me qëllim kontrollin e zbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor nga ana e drejtuesve të automjeteve dhe mjeteve me dy rrota, në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore dhe të rritjes së parametrave të sigurisë në rrugë.

Si rezultat i monitorimit me dronë nga njësia operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore në bashkëpunim me Sektorët e Policisë Rrugore në qarqe dhe nga patrullat me punonjës civilë, dje dhe paraditen e sotme, në akset “Elbasan-Peqin”, “Fier-Vlorë-Orikum”, “Fier-Tepelenë-Gjirokastër”, “Milot-Lezhë” dhe “Milot-Morinë” dhe aktualisht në “Fushë-Krujë-Milot”, janë evidentuar dhe ndëshkuar 896 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara.

Në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit nga shërbimet e Policisë duke përdor 6 radarë janë evidentuar dhe ndëshkuar 97 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara duke ju pezulluar leja e drejtimit,

Janë dërguar në OASH 8 drejtues mjetesh për gara shpejtësie e manovra të rrezikshme në rrugë. Janë arrestuar 8 drejtues mjetetsh, nga këta 4 për drejtim mjeti pa patentë dhe 4 për drejtim mjeti në gjëndje të dehur.

Janë pezulluar 41 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. 356 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 196 masa për  mosvendosje të rripit të sigurimit, 67 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, 1432 masa për parkime të gabuara e shkelje të tjera.

Plani operacional vijon dhe në këtë kuadër Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos bëjnë parakalime të gabuara, të mos dalin nga kolona kur ka fluks dhe të mos qarkullojnë në sens të kundërt, të mos qarkullojnë me shpejtësi apo nën efektin e alkoolit, të përdorin rripin e sigurimit, kaskën mbrojtëse dhe të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 e në Komisariatin Dixhital çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimat të plotë reagim të shpejtë e profesional.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: