Categories Lajme

Shoferi në Kukës përplas fëmijën 11 vjeç dhe ikën nga vendngjarja

Në aksin rrugor Bicaj -Kukës në afërsi të Lagjes Gostil të Kukësit një automjet ka aksidentuar një fëmijë E.M., 11 vjeç. Pas aksidentit autori është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia lokale, përmes zëdhënëses thotë se është vënë në kërkim të tij. Pas përpjekjes për ta kuruar në spitalin e Kukësit fëmija është nisur me ambulancë drejt Tiranës në gjendje të rëndë.

Njoftimi i policisë: Kukës/Informacion paraprak. Më datë 24.08.2020, në aksin rrugor Kukës-Gostil, një mjet tip “Mitsubish”, ka aksidentuar shtetasin e mitur E.M., rreth 11 vjeç, banues në Kukës. Drejtuesi i mjetit ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

Fëmija i dëmtuar, pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore, po transportohet për mjekim më të specializuar në spitalin traumës Tiranë. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po punon për identifikimin e autorit dhe kapjen e tij, si dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kthjellime dhe alternime vranësirash, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas shtim gradual…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME