Categories Lajme

Shoferi nuk pranon të ndalojë autobusin, gruaja shkakton aksident, 13 persona humbin jetën

Zhytja e autobusit në lumin Yangtze është shkaktuar nga lufta midis shoferit dhe pasagjeres.

Pamjet e sigurisë nga një autobus i cili u rrëzua në një lumë në Kinë, ka zbuluar se shoferi ishte duke luftuar me një nga pasagjeret.

Autobusi u zhyt 50 metra larg urës në lumin Yangtze në Chongqing të dielën –  ku të paktën 13 udhëtarë  vdiqën dhe dy të tjerë u zhdukën.

Driver of the bus strikes the passenger

Raportet e hershme thanë se autobusi kishte dalë nga rruga për shkak se kishte dashur të shmangte një makinë që po afrohej. Por pamjet e reja tregojnë se shoferi ishte goditur nga një pasagjere, për rrjedhojë edhe  për shkak  se po udhëtonte me shpejtësi, autobusi kthehet në korsinë e kundërt dhe shkatërron pengesat e sigurisë.

Policia tha se konflikti midis shoferit dhe pasagjeries ishte shkaku i rrëzimit, – shkruan gazeta shtetërore People’s Daily.

Policia tha se pasagjerja, e identifikuar si një grua e moshës 48-vjeçare me mbiemrin Liu, ishte e zemëruar pasi shoferi nuk e kishte ndaluar autobusin në vendin e ndalimit të saj. Ata thanë se Liu e goditi shoferin e quajtur Ran, me telefonin e saj celular kur ai refuzoi të ndalet.

Dëshmitarët kishin thënë se panë autobusin të kalonte në anën e gabuar të rrugës përpara se të përplaseshin përmes një pengese të sigurisë në rrethin e Wanzhou.

Një operacion i madh shpëtimi u montua me ekipet e zhytësve dhe dhjetëra anije si dhe vinça të vendosura në vendin e ngjarjes. Por nuk ka pasur raporte për të mbijetuarit. Mbeturinat e autobusit u hoqën nga lumi në një thellësi prej 71m natën e së mërkurës.

Disa nga trupat e udhëtarëve duhej të tërhiqeshin nga zhytësit. Përplasja, në një urë të mirëmbajtur dhe relativisht të qetë, e ka tronditur Kinën. Mediat sociale komentuan gjerësisht të premten, ato fajësuan pasagjeren për rrëzimin e autobusit, edhe pse disa të tjerë gjithashtu kritikuan shoferin për reagimin.

Një poster që u vendos mbi Weibo, Wanten888, thosht: “Nëse shohim ndonjë konfrontim të udhëtarëve me shoferin e autobusit, ne nuk duhet të qëndrojmë të qetë!”

Një tjetër shkruante se ishte “zemërthyer”  pasi kishte dëgjuar udhëtarët e tmerruar, ndërsa një përdoruese Weibo e quajtur Liza tha se “duhet të ekzistonte një ligj që ndalonte udhëtarët të tejkalonin një distancë të konsiderueshme me shoferët  e autobusëve”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mesazhet mashtruese në telefon/ Oferta joshëse pune, që vetëm ju “grijnë” paratë

Subjekti që prezantohet me emrin Pulse Glide LTD, në fund të mesazhit të dërgon një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga mësuese frengjishtje në stjuardesë, vlonjatja punon për familjen mbretërore arabe: Kam shëtitur në 32 shtete

Geralda Kocirai është vajza nga Vlora, e cila ka një histori shumë frymëzuese. Ajo ka…

LEXO ME SHUME