Lajme

Shoferja humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, tre të plagosur në aksin “Levan-Tepelenë” (EMRAT)

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Cakranit”.

Mësohet se shtetasja Alketa Lazaj, banuese ne Tiranë, 46 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar shtetasja Vitori Lazaj, 70 vjeçe, nëna e saj, shtetasi Ardian Ahmetaj, 46 vjeç, banues në Itali, (kunati i saj), si dhe vetë ajo.

Njoftimi: 

Fier/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Cakranit”, shtetasja A. L., 46 vjeçe, banuese në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar shtetasja V. L., 70 vjeçe, e cila ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve si edhe po kryen ekzaminimet mjekësore shtetasi A. A., 46 vjeç dhe drejtuesja e mjetit.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close