Categories Lajme

Shokon nëna e vlonjatit: Ka qenë me dhjeta, ja çfarë i çoj në qeli…

Kushulla Banaj është bërë pjesë e emisionit “Historia ime” në Tv Klan, për të treguar historinë fatkeqe të djali të saj, për të cilin pretendon se është dënuar padrejtësisht me bùrgim të përjetshëm për një krim që nuk e ka bërë.

Në vitin 1997, gjatë një grabitje në një familje në Patos ka ngelur e vdekur gruaja e shtëpisë dhe fëmija e saj. Pasi është kapur njëri nga autorët e kësaj ngjarje, ai ka përmendur emrin e Eduardit si një ndër grabitësit, por pa i cilësuar mbiemrin.

Policia ka arrestuar dhe bùrgosur djalin e Kushullës, që quhet Eduard, i cili sipas saj, ka qenë në Greqi ditën e grabitjes dhe për këtë gjë ajo thotë se ka prova të mjaftueshme, por nuk i vjen në ndihmë asnjë gjykatë.

Ajo ka treguar se pronari në Greqi ku ka punuar djali i saj, është i gatshëm të dëshmojë, e ka vërtetuar me një dokument që ai në atë periudhë kohe ka qenë në Greqi, dhe ditën e vrasjes Eduardi ishte i shtruar në spital.

Një nga këto prova nuk është marrë ende nën shqyrtim nga gjykata , thotë znj.Kumbulla, prandaj ajo ka ardhur në studion e Historia Ime për të kërkuar ndihmë. Ajo shprehet se djali i saj ka qenë një nxënës me nota të larta dhe ia ka dërguar të gjitha librat e Juridikut në bùrg për t’i lexuar.

Ju e çuat çështjen në shkallë të dytë.

Kushulla Banaj: Po në Apelin e Vlorës. Apeli i Vlorës as nuk e çau kokën fare. Nuk thirri asnjë dëshmitar. Avokati i Eduardit kishte biseduar dhe i kishte thënë që mund të sillnin edhe pronarin e Eduardit nga Greqia, ata nuk pranuan. Më pas e çova tek Gjykata e Lartë dhe ajo pranoi dy shkallët e gjyqësorit më pas e çoj në Gjykatë Kushtetuese.

Çfarë vendimi mori Gjykata Kushtetuese për këtë rast?

Kushulla Banaj: E ka rikthyer tek Gjykata e Lartë për rishikim të çështjes.

Sa vite ke që endesh gjyqeve?

Kushulla Banaj: Që 8 vite, i kam kërkuar të flas me Kryeministrin, Presidentin dhe nuk më kanë hapur derën. Në të gjitha institucionet i kam dërguar provat e çdo gjë. Asnjë nuk e çan kokën.

Eduardi e ka pranuar ndonjëherë, apo asnjëherë nuk ka firmosur asnjë gjë që ka qenë pjesëmarrës në atë ngjarje?

Kushulla Banaj: Djali im nuk njeh asnjë nga ata që kanë qenë pjesëmarrës në ngjarje, e ka thënë edhe në gjyq edhe nëpër shkresat. Ai ka qenë në emigrim, e kam çuar në shkollë jashtë sepse ka qenë me dhjeta tek motrat e mia. Aty nuk u rregullua dot me dokumente dhe punonte ku gjente punë. Kur u kthye u kthye me idenë për të filluar shkollën dhe të krijonte jetën këtu. Filloi juridikun dhe tani i ka ngelur përgjysmë. Librat ja kam çuar në bùrg. Dënimin po e vuan në bùrgun e Peqinit.Faxweb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e djalit 10-vjeçar të zyrtarit të SHISH-it 12 vite më parë, dëshmitarët: E pamë me dy persona….

Emisioni “Në Shënjestër” i është rikthyer historisë së zhdukjes pa gjurmë të 10-vjeçarit Julian Çela…

LEXO ME SHUME