Categories Lajme

“Shokun tënd e kam hedhur në mes të detit”, kush ishte Fatbardhi i arrestuar në Spanjë

“Tetë burra dhe dy gra u arrestuan të akuzuar për aktivitet në një organizatë kriminale, trafik droge, falsifikim dokumentesh, vjedhje automjetesh dhe/ose armëmbajtje pa leje”. Kështu shkruajnë mediat spanjolle për operacionin e raportuar së fundi në bregdetin e Malagës, ndërsa shprehen se drejtuesi i organizatës, shqiptari Fatbardh Dervishi alias Doda ishte një person i rrezikshëm që mbante një pistoletë, gati për të hapur zjarr në momentin e arrestimit.

Ai përdorte disa identitete. Për këtë kishte në përdorim dokumente të rreme identiteti të kombësive të ndryshme. Ai ndryshonte shpesh adresën dhe pamjen e tij fizike. I priste flokët, i lyente ose rriste mjekrën.

Grupi i kryesuar prej tij përdorte  uniforma dhe mjete policie dhe kryente gjithashtu grabitje të shtëpive që shërbenin si magazina droge.

Por veç këtyre, Dervishi akuzohet në Shqipëri se në 3 janar të një viti më parë, plagosi me armë në një hotel në autostradën Tiranë-Durrës 23 vjeçaren E. Koroveshi e prej atëherë rezulton person i shpallur në kërkim. Ndërkohë disa ditë më vonë, në emisionin “Në Shënjestër” në News 24, Dervishi u akuzua nga Liza Malshi, nëna e të zhdukurit në vitin 2018 në Spanjë Tauland Malshi, se kishte gisht në zhdukjen e këtij të fundit.

Nëna e të riut tregoi se ishte telefonuar nga shoku i tij Edmir Vlashi i cili i kishte thënë se më 25 gusht 2018, ishte telefonuar nga Fatbardh Doda dhe se Fatbardhi i kishte thënë Edmirit: ‘Mos e kërko më shokun tënd pasi unë kam kry punë me të dhe e kam hedhur në mes të detit në Malaga’.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME