Categories Lajme

Shoqata Atdhetare “Labëria” vlerëson pas ndarjes nga jeta Profesor Lekë Gjiknurin

Shoqata i akordon Lekë Gjiknurit titullin “Personalitet i shquar i Labërisë” Besnik Baraj: Leka, një njeri i ndershëm dhe me integritet të lartë Et’hem Ruka: Kryefjala e Lekës ishte mjedisi dhe mbrojtja e tij Damian Gjiknuri: Vlerësimi për babain, frymëzim për të ecur përpara.

Shoqata Atdhetare Kulturore “Labëria” vlerësoi profesor doktor Lekë Gjiknurin, pas vdekjes, me titullin “Personalitet i shquar i Labërisë, me kontibut në arsimin kombëtar, si pedagog dhe shef i kabinetit të Biologjisë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, të Universitetit të Tiranës”. Në ceremoninë e organizuar në qytetin e Vlorës për këtë rast, në nder të veprimtarisë së Gjiknurit morën pjesë figura të shquara të shkencës dhe mjedisit. Në fjalën e tij, Prof. Besnik Baraj vlerësoi figurën e Gjiknurit dhe integritetin e tij në ushtrimin e detyrave dhe angazhimeve publike. “Të portretizosh Profesor Lekën në disa minuta është e pamundur.

Ai ishte një personalitet shumë dimensional. Profesor Leka ishte një njeri i ndershëm, me integritet dhe karakter të fortë, këtë tipar e shfaqi që në fillimin e tranzicionit, kur nuk bëri kompromis me bindjet e tij politike. Ishte një njeri i drejtë, kurajoz por edhe tepër tolerant. Ai dinte të kërkonte ndjesë kur e gjykonte se e kishte gabim. Profesori ishte një profesionist model, studiues e lektor, studentët e kujtojnë për nivelin e lartë të leksioneve, lidhjen e tyre me praktikën dhe faktin që ishte shumë i drejtë në vlerësimin e tyre. Profesor Leka ishte patriot, e donte Shqipërinë, e vuante shkatërrimin e vendit, shkatërrimin e natyrës, arsimit dhe arritjeve intelektuale të krijuara për dekada të tëra. Ishte një luftëtar i paepur në mbrojtje të vlerave.

Profesor Leka dinte të fitonte simpatinë dhe zemrën e njerëzve. E sugjerova për deputet, katër vjet më vonë vura re se banorët ishin lidhur shumë më fortë se kisha qenë unë pasi Prof. Leka për ta ishte simbol i burrit, i mbështetjes për hallet e tyre. Nga këmbëngulja e tij u shtrua rruga që të çonte në kombinatin e autotraktoreve. Profesor Leka tashmë ishte bërë zëdhënësi më i mirë i qytetarëve të zonës që mbulonte, isha i lumtur se me kishte dalë fjala kisha rekomanduar një njeri më të mirë se veten”, u shpreh Baraj. I pranishëm në këtë aktivitet, Profesor Et’hem Ruka, u shpreh se ka qenë me fat që ka qenë nxënës dhe koleg i tij dhe se Leka ishte një ikonë e arsimit dhe shkencës në Shqipëri. “Kemi ndarë bashkarisht një jetë të tërë, unë jam nxënës i tij dhe e kam për mburrje që kam patur një profesor të shkëlqyer si Lekë Gjiknuri.

Më vonë, pata fatin që të ishim kolegë, jo pak por shumë e shumë vite. Pata fatin të ishim kolegë edhe në jetën parlamentare. Për ne, profesor Leka është një simbol, një ikonë e arsimit dhe e shkencës së Shqipërisë. Ai, ishte njeriu më i ndjeshëm për mjedisin që kam njohur dhe ishte njeriu më serioz për të drejtuar një shoqatë dhe për ti dhënë shpirt, aksion dhe vendimarrje problemeve të mjedisit në Shqipëri. Kemi qënë bashkë katër vite; bashkë me kolegë të tjerë që janë këtu në Parlamentin e shqiptarëve dhe kryefjala e Lekës ishte mjedisi dhe vetëm mjedisi. Kemi bërë shumë mirë që e nderojmë sot Profesor Lekën me këtë titull të lartë dhe unë them se kur të nderon vendlindja, kur të nderojnë rrënjët nga kemi dalë është njësoj si të të nderojë nëna dhe perëndia. Unë kam patur fatin që të isha parlamentar bashkë me Lekën dhe të kem qënë parlamentar bashkë me Damianin.

Damiani është vetja e tij është kopja e Lekës. Edhe Damiani është njeri pa kompromise, i vetmi djalë i ri që kam parë te Partia Socialiste që ka patur mendim të pavarur dhe ka thënë mendimin e tij ka qënë Damiani”, nënvizoi Profesor Et’hem Ruka. Vlerësime dhe mirënjohje për Profesor Lekë Gjiknurin ka shprehur edhe Profesor Aleko Miho. “Misioni i Profesorit është gjithnjë një inkurajim që i bën jo vetëm botës akademike, vendimarrjes dhe politikës për të ndjekur këtë rrugë”, u shpreh ai. Ndërsa Rektori i Universitetit të Vlorës Roland Zisi, u shpreh se kontributi i Profesor Lekës është i çmuar.

“Vitet e fundit i jam përkushtuar një studimi për shkollat në bregdet dhe kam gjetur në Arkivin e Shtetit një dokument të vitit 1928, i cili është hartuar nga inspektori Jani Minga. Ky dokument është në fakt një raport informativ për çdo shkollë të bregdetit, në brendësi flet në mënyrë eksplicite për shkollën e Kudhësit dhe për mësuesin Panajot Gjiknuri. Pra, desha të evidentoja që duhen respektuar rrënjët, zoti Gjiknuri ju uroj suksese dhe respekte dhe lavdi, nderim veprës së babait tuaj”, theksoi Zisi. Çmimi i akorduar është dhënë nga kyetari i shoqatës Profesor Ago Nezha. “Kur më erdhi propozimi nga dega e Vlorës e prita me shumë kënaqësi. Unë vet personalisht e kam njohur profesor Lekë Gjiknurin, por nuk e kam njohur në këto dimensione që u thanë këtu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME