Categories Lajme

Shoqëria Civile protestë për dhunimin e 22 vjeçares nga Kenia, avokati: Kriminelët i mbyllën gojën Policisë!

Shoqëria Civile ka organizuar një protestë mbrëmjen e sotme pas ngjarjes së rëndë, ku një 22-vjeçare nga Kenia u dhunua barbarisht teksa prej muajsh ajo ndodhet në koma dhe ngjarja ende nuk ka një autor.

Ata kërkuan që të zbardhet e gjithë ngjarja, ndërsa akuzuan Policinë se ka mbuluar krimin e rëndë.

“Policia e Shtetit nuk u tha shqiptarëve se çfarë ndodhi, për një vajzë që ka ardhur nga një vend tjetër, ajo erdhi me një leje qëndrimi, dhe kur ke kontratë punë shteti shqiptar duhet t’ dalë zot këtyre njerëzve. Policia edhe pse kjo vajzë u plagos rëndë, në vend që ta bënte me dije, e fsheu këtë krim për muaj të tërë.

E fshehën të gjithë. Pse u fsheh ky krim? Ka të bëjë me një racizëm që nuk e ka Shqipëria, por disa koka të paformuara apo ka arsye të tjera. Policia e Shtetit për fat të keq është e kapur nga krimi. Kriminelet po bëjnë ligjin te policia.

Ata ia mbyllen gojën Policisë së Shtetit. Ne dyshojmë edhe gjëra të tjera që lidhen me Kodin Penal. A i coi shiritat e krimit atje. Dyshojmë se policia është pjesëtare vetë. Po te flas ajo krimi zbardhet. Nëse do ti ndodhte një minoritari grek do ishte shkulur Policia e shtetit”, u shpreh avokati Idajet Beqiri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME